Flash News

KRYESORE

Dita e beqarëve, Alibaba vendos rekordin e ri të shitjeve online

Dita e beqarëve, Alibaba vendos rekordin e ri të shitjeve online

Sot “Alibaba” ka vendosur një rekord të ri shitjesh online, në ditën e beqarëve. Kompania kineze shënoi 1 miliard dollarë shitje në vetëm 85 sekonda, duke vijuar më pas me 10 miliardë dollarë në orën e parë.

Uljet nisën më 11 nëntor, ditën që për kompaninë kineze i dedikohet beqarëve, në një traditë të nisur që nga viti 2009. Sipas një raporti të fundit, festivali i shitjeve parashikohet të mbledhë mbi 32 miliardë dollarë këtë vit.

Eventi nisi të shtunën me një festë gala, në të cilën merrnin pjesë këngëtarja amerikane Mariah Carey, një imituese japoneze e Beyonce dhe gjithashtu pati edhe një performancë të “Cirque du Soleil”.

Të fundit