Flash News

KRYESORE

Dita e dytë e bisedimeve Bushati-Kotzias jo e lehtë: Janë 70 vite histori, por kemi bërë progres

Ka përfunduar takimi i ditës së dytë të bisedimeve midis ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, që po zhvillohen në Korçë.

Pas takimit, Bushati ka pranuar se bisedimet nuk janë të lehta për shkak se përfshijnë 70 vite histori, megjithatë, është bërë progres i qenësishëm. Ministri shqiptar tha se nuk ka asgjë sekrete nga këto takime sepse temat janë bërë publike.

“Na mirëkuptoni që këto janë bisedime jo të lehta dhe tematika është e gjerë, e shtrirë në kohë. Janë rreth 70 vite histori. Mund t’ju them vetëm që edhe në Korçë kemi bërë progres të qenësishëm. Nesër do të jetë gjithashtu një ditë e rëndësishme për vijimin e bisedimeve. Nuk ka asgjë sekrete sepse temat janë thënë publikisht nga të dyja palët. Thjesht jemi në procesin e shtjellimit të mëtejshëm të argumenteve dhe shpresoj që edhe drejt zgjidhjeve konkrete”, u shpreh Bushati.

Nesër do të zhvillohet raundi i fundit i bisedimeve midis palëve, nga i cili do të përcëktohet nëse Shqipëria dhe Greqia kanë arritur marrëveshje sa i përket çështjes së detit, të pronave dhe asaj çame.

Të fundit