Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Dita e Dytë e mbledhjes së qeverisë në Velipojë, Rama, mëngjes pune me gazetarët
Kryeministri Edi Rama vijon sot për të dytën ditë me rradhë takimin në Velipojë me Ministrat dhe zëvendës/kryeministren. Në fokus të diskutimeve të takimit është zbatimi i programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme, mënyrën sesi do të funksionojë shkrirja e ministrive dhe institucioneve përkatëse në kohën kur plani i punës është hartuar dhe ngritja e grupeve të ekspertëve që do të merren me impementimin e saj deri në fund të muajit dhjetor.
Mbledhja informale e qeverisë së re mbahet vetëm pak ditë përpara seancës së parë të Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, thirrur për të shtunën e 9 shtatorit në orën 10.
Sikurse edhe në Llogara, Rama ka njoftuar një grup gazetarësh për të bashkëbiseduar “live” me ta, duke e kthyer këtë bisedë në një konferencë shtypi. si fillim ka folur per organizimin e pushtetit lokal, bregdetin dhe emergjencat civile.