Flash News

KRYESORE

Dita e dytë e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, votojnë të burgosurit dhe të sëmurët

Dita e dytë e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, votojnë

Sot është dita e dytë e votimit në Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Sot janë duke votuar personat që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, të moshuarit që nuk mund të dalin në qendrat e votimit, si dhe të burgosurit.

Kjo kategori përfshin 8,855 persona në zona të ndryshme të këtij vendi.

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, tha se qytetarët nuk duhet të kenë frikë, pasi ekipe të specializuara mjekësh janë pranë votuesve, sikurse do të jenë edhe në ditën kryesore të votimit, të mërkurën.

Dje në Maqedoninë e Veriut kanë votuar personat e sëmurë me sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19, si dhe ata që ndodhen në vetizolim dhe karantinë, për shkak të kontakteve që kanë pasur me të infektuar.

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut zhvillohen në gjashtë njësi zgjedhore dhe në secilën prej tyre zgjidhen nga 20 deputetë, apo në total 120 sa numëron Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Në garë janë 15 parti politike dhe koalicione, me 1,578 kandidatë gjithsej.

Të fundit