Dita e Falënderimit/ Vëllezërit kosovarë shtrojnë drekë për veteranët amerikanë

Vëllezërit Selimi nga Kosova në Ditën e falënderimit shtruan drekë për veteranët amerikanë dhe familjet e tyre.

Në restorantin “202 italian Bistro” u mblodhën rreth 200 persona. Genc Selimi dhe vëllai i tij Fatosi, kanë lindur në Kosovë dhe në SHBA erdhën si refugjatë gjatë luftës së fundit të Kosovës.

Vëllezërit Selimi thanë se këtë vepër e kanë bërë në shenjë falënderimi për shkak të kontributit që ushtria amerikane dha në luftën e Kosovës.

Phil Speulda ishte një nga veteranët, i cili bashkë me familjen e tij shijuan ushqimin falas në këtë restorant të drejtuar nga dy kosovarë.

Kurse veterani i ushtrisë amerikane, James Yee, nga Belleville, para se të shijonte ushqimin, i bëri një foto pjatës.