Flash News

KRYESORE

Dita e Flamurit, Basha: Ftesë për bashkimin e shqiptarëve në betejën për lirinë

Dita e Flamurit, Basha: Ftesë për bashkimin e shqiptarëve në

Sot nga varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në 106 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, teksa ka falenderuar të gjithë ata heronj që lanë gjurmë në historinë e kombit, kryedemokrati Lulzim Basha u ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve që të bëhen bashkë.

“Ftesë për gjithë shqiptarët të bashkohen në një betejë të përditshme dhe pa pushim derisa liria e çdo shqiptari të jetë e garantuar siç është me ligj dhe Kushtetutë”, u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha.

Fjala e Bashës:  

Gëzuar nga zemra gjithë shqiptarëve ditën e lirisë së kombit shqiptar. Sot përkulemi para flamurit shqiptar, flamurit të Kastriotëve që u ngrit në kështjellën e tyre. Përkulem me nderim para Ismail Qemalit. Përkulem para Adem Jasharit. Përkulemi para qindra burrave dhe grave që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë nga okupatorët.

Kjo sakrificë, ky çmim i lartë që kombi ynë ka paguar për lirinë, është i pandarë nga beteja e përditshme për të ruajtul lirnë dhe demokracinë. Jam sot në krahë të gjithë qytetarëve që janë ngritur për të mbrojtur lirinë dhe të drejtat e tyre.

E konsideroj ditën e sotme një ftesë për bashkimin e gjithë shqiptarëve në një betejë të përditshme dhe papushim derisa liria e çdo shqiptari të jetë e pacënuar dhe garantuar, në fakt siç është e garantuar me ligj dhe Kushtetutë. Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti i bekoftë shqiptarët!

Të fundit