Flash News

KRYESORE

Dita e fundit e aplikimeve për SPAK, shtohen tre kandidatura të reja

Dita e fundit e aplikimeve për SPAK, shtohen tre kandidatura të reja

Sot është dita e fundit e aplikimeve për strukturën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ndërkohë janë shtuar dhe tri kandidatura të reja.

Kandidatët e rinj janë Irena Nino (Vujoshi), Anëtare e Përkohshme pranë Komisionit të Monitorimit të Reformës në Drejtësi; Manjola Kajana, Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe Ndini Tavani, Prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Për krijimin e SPAK duhet të zgjidhen 15 nga kandidaturat, që deri tani kanë arritur në shifrën 26.

Të fundit