Flash News

KRYESORE

Dita e parë e shkollës, deputeti i PD: Do doja që sot të ishte dita më e bukur

Sot nisi dita e parë e shkollës dhe mijëra fëmijë janë ulur sot për herë të parë nëpër banka.

Megjithatë, deputetë të PD janë shpërndarë nëpër rrethet që përfaqësojnë dhe kanë nxjerrë në pah një tjetër anë të kësaj dite. Shumë shkolla janë mbyllur, për shkak të largimit të nxënësve.

Deputeti i PD, Luçiano Boçi shkruan një status urimi për fëmijët, prindërit dhe mësuesit, por duke sjell një tjetër anë të kësaj dite.

Statusi:

URIMI QË DHEMB

Do doja që sot të ishte dita më e bukur për të gjithë fëmijët tanë!

Për ato që i kemi të ulur sot në banga dhe ata 133 mijë që na mungojnë e janë diku nëpër botë me sytë nga Shqipëria.

Do doja që çdo fëmijë të kishte sot shkollën më të mrekullueshme në planet, libra falas e dashuri njerëzore pa fund dhe jo shkollën ku mungon ngrohja, dritarja, ndriçimi, laboratori, biblioteka e shpesh shkumësi e mjetet mësimore e ku ka vetëm letra “të qara me lot” nga ministrja.

Do doja të ishte ditë e paharruar për të gjithë ne si prindër, për shkak të gëzimit që na u rritën dhe jo për shkak të hidhërimit të pamundësisë për t’i dhënë atë që meritojnë.

Do doja të ishte dita e buzëqeshjes së zemrës së mësuesit dhe jo e thyerjes së shpirtit të tij nga shpifësia e politikës e mashtrimet e paturp të kryeministrit.

Do doja dhe sa më pak inflacion hipokrizie qeveritare, sa më pak shfaqje ekraneve kur sapo kanë nga parrukieri, sa më pak formula boshe dhe buzëzgërdhirje shabllone.

Do doja të ishte dita e dijes, e garës së sinqertë dhe e ndërtimit të së ardhmes dhe jo dita e rradhës e demagogjisë së demagogëve që kanë fikur arsimin.

Por megjithatë kjo është një ditë e magjishme...

Urime fëmijë, nxënës mësues e prindër, ditën e fillmvitit të shkollës!

Të fundit