Flash News

KRYESORE

“Dita e përplasjes finale është shumë afër”, deputeti i LSI paralajmëron Edi Ramën

“Dita e përplasjes finale është shumë

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar për shoqërimin në polici të të rinjve që protestuan sot pranë vilës së kryeministrit Edi Rama në Surrel.

Vasili thotë se njëjta polici që nuk arreston gangsterët dhe trafikantët e dorgës, arreston të rinjtë që ngrihen kundër taksave. Ai paralajmëron kryeministrin Rama se “dita e përplasjes finale është shumë afër”.

Reagimi:

Faqe e zeze e policise arreston te rinjte jo trafikantet.

Policia per faqen e zeze te saj ndalon te rinjte se protestojne per taksat perpara shtepise se kryeministrit ne Surrel.

Kurse nuk ju ben gjë prej gjëje atyre qe bllokojne rrugen perpara parlamentit dhe protestojne per te mbeshtetur ish ministrin e brendshem te akuzuar per trafik droge dhe krim te organizuar.

Kush mbeshtet drogen nuk arrestohet nga policia,kurse ata qe ngrihen kunder taksave i arreston policia e gangstereve.

Kete polici nuk ka veting qe e pastron se eshte qelbur peshku nga koka.

Dita e perplasjes finale me keta mbeshtetes te droges e krimit eshte shume afer....

Të fundit