Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga Rexhep Ferri
Piktor Akademik, Prishtinë - Kosovë
(Botuar ne Librin e tij me Ese,"Gabime te Bukura").
1.
Për të qenë një me një me jetën, jo vetëm për këtë apo atë kohë, dola te dita e piktorit.
Takova Pashk Përvathin.
Dhe përjetova diçka të panjohur, të papritur.
Si shkollë, si përshëndetje me ngjyra.
Për të ruajtur shkathtësinë dhe mendimin njerëzor, Përvathi nuk pikturon kartolina turistike. As mashtrime të modës e të modernitetit. Për prerjen e artë të lëvizjeve dhe të bukurive të pazbuluara artistike, ai çohet herët.
Për t’i parë stinët e vitit si në pesë stinë, me butësinë e graciozitetit kap dritën e parë.
Para syve tanë: vjeshta e kuqe.
Vjeshta në park.
Vjeshta në studio.
Dhe - dita me peizazhin në peizazh. Nga ngjyra e verdhë në atë të kaltër, shpirtërisht e butë. Dhe nga e përhirta e lehtë që shkon kah e bardha e qumështit dhe e kuqja në të kuqen.
2.
Po ashtu më vjen të them se në ato peizazhe vërehet vetja, ku ngjyra dhe hapësira përjetohen edhe si muzikë. Në ato përjetime, a ka vetmi që harresës i thotë prit pak?
Është e pabesueshme, por Pashku, edhe pse frymëzohet nga natyra për të qenë më e pastër se ideja, nuk e kopjon natyrën. Ai me imazhin e ri e rimbledhë dhe e ringjall kujtimin e peizazhit. Si në botën e çudirave, “lulja e sheh lulen dhe thotë: “Cila është më e bukur”. Për stinët e vitit, kur çdo gjë është ëndërr, fillon heshtja mitike. Majtas e djathtas e Bukura e Dheut vizatohet vetë. Për sot dhe nesër, mes romantizmit dhe realizmit, për të mos thënë ekspresionizmit romantik, për hir të viteve që shkojnë e vijnë Ajo kurrë nuk di të plaket.
3.
Kur është fjala për ndjenja të veçanta për vijat, shprehjet, muzikën nuk di si ta shpjegoj. Ka krizë, s’ka krizë. Pashk Përvathi orientimin dhe origjinalitetin e krijimtarisë së vet në asnjë mënyrë nuk e lejon të joshet nga kiçi i modës së besimtarëve të rrejshëm. Për hir të ndjeshmërisë së realizimit të ri magjik. Duke pikturuar ëndrrën i del përpara stina e pestë që do të mbahet mend si koha e peizazheve të buzëqeshur, dhe të shtrira në gjashtë dimensione të njohura nga shija e kripës.
Kur jeta e do jetën dhe kur jeta i thotë jetës prit pak, për të parë më larg se larg, Pashk Përvathi vjen më afër dhe motivet e bukura i pagëzon me emrin e vet.
Duke vrapuar pas dritës, ngjyrave, shkon e ndalet, shkon e ndalet. Para çdo peizazhi pret derisa të dalë ylberi e ta shohë harkun e ylberit, e të zgjatet, e ti mbushet mendja për ta kapërcyer ylberin para se të shkojë paraqitja e tij.
4.
Gjatë pikturimit për t’ia qitur pikën, për t’i dhënë peizazhit një theks më tërheqës, Pashk Përvathi gjatë shëtitjes krejtësisht futet në peizazhin e vet. Është e vetmja gjë që kërkon gjatë ditës kur gjithçka është e mundur të realizohet. Me vija në ngjyra, mendja i del te vetvetja dhe te vetvetja shkon.
Për hir të një syqeshje të peizazhit në plan të parë është edhe një detal i vogël. Një fragment që shkon shumë mirë me gurët e mozaikut. Kjo sfidë nuk është një kriter që ka një domethënie për reflektime të thella. Qëllimi është përjetimi i bukur i stinëve të viteve që vijnë njëra pas tjetrës.
Në dialog me harkun e violinës, për të kujtuar lulen që sheh lulen, kjo bukuri kërkon kohë, përkushtim. Diku e dikur për kohën e kohës reale më shumë se kaq. Ndoshta prapë arrij të takohem me Pashk Përvathin.
5.
Në këto orë të qeta pse po më paraqitet kjo pyetje? Nga më erdhi nuk e di... Te e bukura e tokës shtrihet edhe ngjyra e dheut të pjekur.
Ku ta di në ç’masë shfrytëzohen mes vete lidhjet e arteve.
Për hir të natyrës, shqetësimet e bukura kapin lidhjet me fatin e gjuhës së imagjinatës.
Për ta shprehur vetveten, dita e piktorit, kohës së ardhshme i përgjigjet.
Peizazhi në peizazh qenka edhe një mundësi tjetër.
Aty ku koha vjen si kohë, në vijën e të bukurës janë një mijë e një shëtitje, kujtime, shije. Jo çfarëdo shëtitje, shije, kujtime.
Deri në bindjen konkrete prapë përjetime deri në syqeshje të panjohura.
Larg dhe afër janë fushat.
Kodrat.
Deti.
Shkëmbinjtë.
Rrugët.
Njerëzit dhe mitet dhe kalatë e fiseve krenare.
Për të dalë deri te dita e piktorit Pashk Përvathi është nisur në rrugë të gjatë të jetës së kalorësve, bashkë me peizazhet e veta.
Jo vetëm për këtë apo atë kohë, por për të qenë një me një me jeten.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38