Flash News

KRYESORE

Dita e Punëtorëve përplas deputët/ Bushati: Kemi më pak të rinj të papunë në rajon, Çupi: Kanë ikur jashtë!

Dita e Punëtorëve përplas deputët/ Bushati: Kemi më pak

Në emisionin “Studio e Hapur” po diskutohet rreth 1 majit – Ditës së Punëtorëve, e cila u shoqërua me debate mes deputeti të Partisë Socialiste, Ervin Bushati dhe deputetes së Partisë Demokratike, Dhurata Çupi.

Bushati pretendon se Shqipëria ka numrin më të ulët të papunëve në vend, ndërsa e menjëhershme ishte replika e Çupit që tha se shumica e të rinjëve kanë ikur jashtë.

Debati i plotë:

Çupi: Sot punonjësit në Shqipëri janë në kushte mizerabël të trajtimit. 40 minatorë kanë vdekur.

Bushati: I vetmi vend në rajon që e ka kaluar 50% të punësuar është Shqipëria. Kemi papunësinë më të ulët në rajon. Kemi numrin më të vogël të të rinjve të papunë sot.

Çupi: E keni më të vogël sepse ata kanë ikur jashtë. Keni premtuar 300 mijë vende pune. E pranuat që nuk e harruar në 4 vite, po tani ku i keni

Bushati: Po mirë mbase s’i kemi arritur 300 mijë, por ky nuk është skandal.

Çupi: Morët votat për 300 mijë vende pune, investime të huaja s’ke ku do punësohen ata.

Të fundit