Flash News
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike dhe opozitës
Dita e shtypit, Edi Rama refuzon intervistën me ‘Zërin e Amerikës’
Kryeministri Edi Rama ka refuzuar një intervistë me ‘Zërin e Amerikës’ në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Shtypit.
Në artikullin për përkeqësimin e gjendjes së medias në Shqipëri, kjo media raporton se ka kërkuar interivstë me Ramën, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. “Zëri i Amerikës i kërkoi një intervistë shefit te qeverisë, lidhur me problematikën e medias në Shqipëri, por nuk mori përgjigje pozitive”, thuhet në artikullin e ‘Voa’-s.
Kryeministri Rama e quajti ‘Zërin e Amerikës’ disa muaj më parë si “pjesë të kazanit të Tiranës”, për shkak të publikimeve të disa materialeve të prokurorisë ku hidhen dyshime të forta për manipulimin e votave nga krimi i organizuar në favor të Partisë Socialiste.
Ndërkohë, Shqipëria ka zbritur me shtatë vende në raportin për lirinë e medias, çka është një prej përkeqësimeve më të mëdha gjatë dekadës së fundit.