Flash News

KRYESORE

Dita e tretë e trazirave në SHBA; dy viktima, një i tretë i plagosur

Dita e tretë e trazirave në SHBA; dy viktima, një i tretë i

Dy persona janë vrarë dhe një i tretë është plagosur gjatë natës së tretë të protestave në qytetin amerikan të Kenosha-s. Policia tha që të tre personat u qëlluan me armë, por nuk dha detaje se kush ishte i përfshirë. Raportet e mediave lokale më herët thanë se dhuna besohej se kishte ardhur nga një konflikt midis protestuesve dhe burrave të armatosur që ruanin një pikë karburanti.

Trazirat shpërthyen në Kenosha pasi Jacob Blake, një i ri me ngjyrë, u qëllua nga policia të dielën ndërkohë që po futej në makinën e tij.

Policia e Kenosha tha se u njoftuan për të shtëna me armë zjarri në qytet rreth orës 23:45 të së martës në mbrëmje (sipas orës amerikane).

 "Të shtënat rezultuan në dy viktima dhe një viktimë e tretë e qëlluar me armë u transportua në një spital me lëndime serioze, por jo për jetën", thuhet në deklaratë.

Policia shtoi më tej se identiteti i viktimave ishte ende duke u përcaktuar dhe se nuk do të jepen detaje të mëtejshme në këtë kohë.

Guvernatori i Ëisconsin tha të martën se po dërgonte më shumë trupa të Gardës Kombëtare në qytet për të ndihmuar policinë lokale në këto trazira.

Të fundit