Flash News

KRYESORE

Dita e Verës, Rama dhe Basha ‘përplasen’ në Elbasan

Dita e Verës, Rama dhe Basha ‘përplasen’ në Elbasan

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të jenë të pranishëm në qytetin e Elbasanit për të kremtuar Ditën e Verës.

Në fakt, Rama ndodhet në Elbasan prej dy ditësh së bashku me ministrat, ku ka organizuar disa evente si mbledhja e Këshillit të Ministrave, drekë me sipërmarrësit e zonës në turizëm dhe agroturizem dhe dorëzimi i certifikatës se pronësisë Kishës Katolike.

Nga ana tjetër, Basha do jetë në orën 11:30 në këtë qytet, ku do të ketë një shëtitje në bulevardin kryesor me qytetarët. Pothuajse në të njëjtën orë, edhe kryeministri Rama do bëjë një shëtitje këtë në bulevard.

Ndonëse ekziston një klime e tensionuar për shkak të akuzave dhe kundër akuzave  të ditëve të fundit, mund të ketë një shkëmbim mes tyre.

Të fundit