Flash News

KRYESORE

Dita historike për Kosovën, Rita Ora rikthehet në vendlindje

Këngëtarja shqiptare Rita Ora do të rikthehet në vendlindjen e saj, për përvjetorin e një prej ditëve më të rëndësishme të këtij shteti, pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt.

Festimet do të jenë madhështore për këtë ditë të shënuar, por surpriza më e madhe do jetë Rita.  Këngëtarja me famë botërore, e cilësuar si ‘Ambasadore e Kosovës në Botë’ do të jetë e pranishme në vendin e saj për të festuar.

Kjo gjë është konfirmuar nga këshilltari i zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli. Sipas tij Rita Ora do të vijë me avionin privat të zotit Pacolli duke qenë se ajo e përfaqëson Kosovën denjësisht në gjithë botën.

Të fundit