Flash News

KRYESORE

Dita mbyllet me tre të mbytur, më keq s’ka ku të shkojë...

Dita mbyllet me tre të mbytur, më keq s’ka ku të

Pas dy mbytjeve në Sarandë e në Durrës, një i tretë i është shtuar listës në orët e vona të ditës. Një 49-vjeçar është mbytur në lumin e Vjosës në fshatin Mifol të Vlorës. Policia thotë se 49-vjeçari është me iniciale A.N, ndërsa polumbarët e RENEA-s kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të tij.

“Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimet paraprake rezulton se është mbytur shtetasi A.N., 49 vjeç, banues në Novosele,Vlorë. Shërbimet e policisë janë ende duke kontrolluar zonën ku ka ndodhur ngjarja, si edhe është njoftuar grupi i polumbarëve për të ardhur në ndihmë për gjetjen e trupit”, njofton policia.

Ky bilanc i zi, për një stinë të qetë pushimesh, është katastrofik dhe i shtohet listës së gjatë të mbytjeve që nuk po gjen fund, gjatë kësaj vere.

Shqipëria po përballet egërsisht me tre problemet më të mëdha të kësaj vere: mbytjet e pushuesve, zjarret masive me dëme katastrofike, aksidentet fatale nëpër rrugët e vendit...

 

Të fundit