Flash News

KRYESORE

Dita Ndërkombëtare e Gruas, Italia 24 orë në grevë

Dita Ndërkombëtare e Gruas, Italia 24 orë në grevë

Italia ndodhet sot në një grevë të përgjithshme 24 orëshe që ka përfshirë transportin publik, hekurudhor, ajror, arsimin e të gjitha institucionet publike, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Kjo grevë e organizuar nga Bashkimi Kombëtar i Organizatave Sindikaliste italiane ka përqafuar nismën   "Jo një më pak" për të protestuar kundër çdo forme diskriminimi gjinor dhe dhune ndaj grave.

Në shumë qytete italiane do të zhvillohen manifestime në mbrojtje të të drejtave të grave në sistemin e punësimit, kundër ngacmimeve seksuale në punë, barazisë gjinore e mundësive të barabarta formuese e profesionale, garacisë sociale të së drejtës së mëmësisë e mbështetjes familjare e kundër dhunës në familje.

Manifestimi i grave në Itali i bashkohet sot ‘lëvizjes feministe’ dhe protestave që do të zhvillohen në rreth 70 vende të botës në kujtim të gjitha grave viktima të dhunës në familje.

Greva 24 orëshe dhe manifestimet kanë ‘paralizuar’ vendin, ndërkohë qarkullimi i transportit publik është ndaluar dhe vonesa të shumta janë regjistruar edhe në transportin ajror.

Të fundit