Flash News

KRYESORE

Dita ndërkombëtare e jetimëve, apeli i Metës: Të punojmë e reagojmë me përgjegjshmëri për integritetin e tyre

Dita ndërkombëtare e jetimëve, apeli i Metës: Të

Presidenti Ilir Meta, sot në ditën ndërkombëtare të jetimëve, u ka bërë thirrje të gjithëve që të punojmë e të reagojmë me përgjegjshmëri për integrimin e jetimëve, edukimin e arsimimin e tyre.

Teksa përmend Nënë Terezën, Meta shkruan në Facebook:

“Ne jemi kombi i Nënë Terezës. Humanizmi dhe solidariteti njerëzor, janë në themel të vlerave tona, me të cilat krenohemi kudo në botë.

Me rastin e Ditës Kombëtare të Jetimëve, apeli im është të punojmë e të reagojmë me përgjegjshmëri për integrimin e jetimëve, edukimin e arsimimin e tyre. Jetimët duhet të ndjejnë ngrohtësinë e shtetit dhe shoqërisë dhe të ndihen pjesë e familjes sonë të madhe”.

Të fundit