Flash News

KRYESORE

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, Vokshi: Në Shqipëri është nën kthetrat e diktatorit

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, Vokshi: Në

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, ka reaguar ish-deputetja dhe ish-kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi.

Në një reagim në Facebook, Vokshi shkruan se në Shqipëri liria e Shtypit është në kthetrat e diktatorit (Edi Ramës).

"Referuar Indeksit të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, mbi 80 përqind e gazetarëve në Shqipëri nuk kanë siguri për të ardhmen e tyre. Shqipëria humbi 7 vende dhe në raport klasifikohet problematikenpër lirinë e shtypit dhe sigurinë e gazetarëve", shkruan ndër të tjera Vokshi.

Reagimi i Albana Vokshit:

3 Maj- Liria e Shtypit në Shqipëri në kthetrat e diktatorit!

Asnjë mesazh sot nga diktatori i lirisë së shtypit.

Nën qeverisjen e tij:

- dhjetëra gazetarë të larguar nga Shqipëria,

- dhjetëra të tjerë të sulmuar, kërcënuar me jetë e

të përndjekur.

- të tjerë gazetarë të paditur e kërcënuar edhe me burg nga Kryeministri vetëm pse denoncuan lidhjet e Kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij me krimin e organizuar.

Referuar Indeksit të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, mbi 80 përqind e gazetarëve në Shqipëri nuk kanë siguri për të ardhmen e tyre.

Shqipëria humbi 7 vende dhe në raport klasifikohet problematikenpër lirinë e shtypit dhe sigurinë e gazetarëve.

Si në vendet autoritare, Kryeministri Rama, kërcënon dhe nxit dhunë ndaj gazetarëve, duke i fyer, përndjekur dhe kërcënuar me padi gjyqësore.

Sot, diktatori i medias hesht për lirinë e shtypit, sepse i ka ditët e numëruara.

Liria e shtypit, është zemra e Demokracisë.

Gazetarët në Shqipëri të mos dekurajohen, fati i diktatorëve është i njohur...!

#WorldPressFreedomDay

Të fundit