Flash News

KRYESORE

Dita Ndërkombëtare e Sklerozës, në Itali evidentohet një i sëmurë çdo 3 orë

Dita Ndërkombëtare e Sklerozës, në Itali evidentohet

Sot është Dita Ndërkombëtare e të sëmurëve me sklerozë, e cila sipas statistikave të fundit godet 2.3 milionë njerëz në të gjithë botën.

Vetëm në Itali evidentohet çdo 3 orë një i sëmurë me sklerozë dhe ky fakt është mjaft shqetësues.

Skleroza është një sëmundje që nuk shërohet, por mund të mbahet nën kontroll duke marrë trajtimin e nevojshëm.

Gjatë viteve të fundit, për fat të mirë, kushtet e të sëmurëve me sklerozë janë përmirësuar falë terapive dhe teknikave të reja.

Në Ditën Ndërkombëtare të Sklerozës organizohen evente në të gjithë botën, madje dhe në rrjetet sociale nën hashtagun #bringinguscloser.

Qëllimi i kësaj dite është të festohet në nivel global “solidariteti dhe shpresa për të ardhmen”.

Të fundit