Flash News

KRYESORE

Dita ndërkombëtare kundër dhunës, Shqipëria, vendi ku dhuna s’njeh kufi

Dita ndërkombëtare kundër dhunës, Shqipëria, vendi ku

Sipas rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të datës 15 qershor 2007, Dita Ndërkombëtare kundër dhunës festohet çdo vit më 2 tetor, ditëlindjen e Mahatma Gandhi. Kjo festë reflekton respektin universal që Gandi ka frymëzuar dhe forcën dhe rëndësinë e filozofisë së tij.

Shqipëria është nga vendet më të rrezikuara nga dhuna, aty ku ajo nuk njef kufi, përmasë, gjini dhe moshë. Çdo ditë ka gra, vajza, fëmijë, të moshuar, të pamundur e të pambrojtur që dhunohen në mënyrë çnjerëzore, kryessiht nga të afrëmit e tyre dhe jo vetëm. Rastet e dhunës janë nga më të tmerrshmet. Vetëm dje media njoftoi për dy raste ekrtreme dhune. Më konkretisht: Një baba i dhunshëm është dënuar me 1 vit e 8 muaj burg nga Gjykata e Tiranës, pasi ka rrahur vazhdimisht të shoqen e tij dhe vajzën e mitur.Bashkëshortja e të pandehurit, S.G., ka dëshmuar para Gjykatës dhunën e të shoqit të saj. Ajo ka treguar për episodet e dhunës, të cilat më së shumti janë bërë të padurueshme në mars të këtij viti. Bashkëshortja tregon se si i shoqi i kërkonte llogari se pse nuk i kishte bërë punët e shtëpisë, apo pse vonohej kur vinte nga puna në shtëpi.“Bashkëshorti më ka dhunuar nga ana psikologjike dhe fizike në mënyrë të vazhdueshme që në fillimet e para të martesës sonë. Por unë e kam duruar një gjë të tillë, gjithnjë duke shpresuar se një ditë do të hiqte dorë nga një veprim i tillë, si edhe për hir të fëmijëve tanë. Ai punon në ndërtim dhe kur merr rrogën nuk e sjell në shtëpi, por e harxhon atë duke luajtur bixhoz në lojëra fati. Gjithashtu, ai vjen i dehur. Një ditë, në mes të fëmijëve, pa asnjë arsye, bashkëshorti filloi të më dhunojë fizikisht duke më gjuajtur me grushte në kokë dhe në trup, duke më goditur me grusht në fytyrë dhe duke më kapur për flokësh e tërhequr zvarrë…" etj.

Rasti i dytë është dëshmia e vajzës 18-vjeçare nga Vlora, e cila rrihet përnatë nga dy personat që i kanë dhuruar jetën, përkatësisht nëna dhe babai i saj. Ajo shprehet se është vetëm 18-vjeç dhe çdo natë dhunohet në mënyrë kafshërore nga të dy prindërit e saj të cilët janë të dy të alkoolizuar. Në fakt kjo histori është mjaft e trishtë. Vajza e gjorë punon çdo ditë dhe të gjitha paratë që ajo fiton duke punuar, ia harxhojnë prindërit të cilët nuk janë në punë.

Rastet ekstreme të dhunës kanë shkuar deri në vrasje dhe s’ka muaj që të mos kemi nëj grua viktima nga dhuna në familje. Me gjithë sensibilizimin e madh, përsëri mbetet shumë për të bërë. Edhe në botë, aktualisht, toleranca po sfidohet në shumë pjesë të botës. Luftërat kanë shkaktuar një numër të madh viktimash, diskriminimi, terrorizmi, trafikimi njerëzor dhe dhuna ndaj grave kërcënojnë me miliona njerëz. Zgjidhja e konflikteve nëpërmjet paqes është një sfidë e madhe dhe strategjitë e parandalimit janë një nga prioritet e Kombeve të Bashkuara për të arritur këtë qëllim.

Të fundit