Flash News

Ditari i Maxhorancës

“Vrasje aksidentale”, Lleshaj komenton VKM-në e qeverisë: Nuk kishte definicion tjetër

“Vrasje aksidentale”, Lleshaj komenton VKM-në e

Sandër Lleshaj, i dorëhequr nga posti i ministrit të Brendshëm ka komentuar VKM-në e qeverisë, pasi i lidhi pension familjes së Klodian Rashës të vrarë nga një polic, teksa e cilëson vrasjen si ‘aksidentale’.

I ftuar në ‘Real Story’, Lleshaj thotë se nuk mund të kishte një definicion tjetër për të justifikuar atë vendim.

Nuk mund të kishte një definicion tjetër për të justifikuar atë vendim, ose aksidentale. Nuk kishte tjetër. Mund të ketë vetëm një situatë hipotetike kur mund të atakohet ai vendim, kur vrasja është bërë në mënyrë të ligjshme.

Edhe sikur të jetë vrasja e qëllimshme, vendimi është i drejtë sepse kompenson një familje të goditur pa ligj. Është më shumë një akt pozicionimi i qeverisë se sa një akt kompensimi materiale. Hipotetikisht qeveria mund të jetë gabim, në qoftë se vrasja rezulton që është kryer në kushte të ligjshme dhe ky që ka bërë vrasjen është e drejtë. Sipas informacionit që kemi është e pamundur të jetë i ligjshëm.

Vrasja ose është e ligjshme, ose është e paligjshme. Nëse vrasja është e paligjshme, qeveria ka bërë një veprim të ligjshëm. Nëse vrasja është e ligjshme, qeveria ka bërë një veprim të gabuar”, tha Lleshaj.

Të fundit