Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Biletat e autobusit online", Rama prezanton platformën digjitale

"Biletat e autobusit online", Rama prezanton platformën digjitale

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën e re digjitale të biletave të transportit rrugor ndërqytetas që mund të aksesohen nga të gjithë udhëtarët.

Nëpërmjet aplikacionit "e-Transport”, sipas Ramës  kjo platformë inovative do të menaxhojë e monitorojë fluksin e udhëtarëve në linjat e transportit, duke sjellë një përmirësim rrënjësor të eksperiencës së udhëtimit.

Postimi i kryeministrit:

Ja e ardhmja e afërt digjitale e transportit rrugor ndërqytetës përmes e-Transport.

Për herë të parë në Shqipëri, kjo platformë inovative do të menaxhojë e monitorojë fluksin e udhëtarëve në linjat e transportit, për gati 50 milionë bileta udhëtimi në vit, duke sjellë një përmirësim rrënjësor të eksperiencës së udhëtimit.

Modul biletimi elektronik online (përmes aplikacionit në celular dhe faqes online), në autobus e në stacione, si dhe në agjencitë e udhëtimit.

APLIKACIONI FALAS për:

-520 linja

-242 operatorë

-2,282 mjete

 

 

Të fundit