Flash News

Ditari i Maxhorancës

2 vite pas tërmetit, Ahmetaj: Më 25 Nëntor nis shpërndarja e apartamenteve për familjet e prekura

2 vite pas tërmetit, Ahmetaj: Më 25 Nëntor nis shpërndarja e

Qeveria ka njoftuar vendimet e reja të marra në mbledhjen e sotme.

Në një dalje për mediat, zvëndëskryeministri Arben Ahmetaj tha se duke filluar nga data 25 nëntor do të nisë shpërndarja e apartamenteve për familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Ahmetaj njoftoi se shpërndarja do të nisë nga familjet me ndihmë ekonomike, nënat e vetmuara dhe të moshuarit.

“Një vendim i rëndësishëm, hapja e rrugës së shpronësimit me shkëmbim në Vorë me qëllim rindërtimin. Një vendim i rëndësishëm i kaluar në mbledhje e sotme për zonat e dëmtuara nga tërmeti, si do shpërndahen njësitë individuale duke nisur nga 25 nëntori i këtij viti. Në vendim është përshkruar qartë një mënyrë transparence e shpërndarejs së apartamenteve.

Që do të nisë nga familjet me ndihmë ekonomike, nëna të vetmuara, të moshuar të vetmuar, për pjesën tjetër do të veprohet me short publik transparent, që do zhvillohen nga njësitë vendore. Qytetarët do jenë përballë shortit publik, familjet do jenë përballë një procesi transparent, që mos ketë pikëpyetje. Brenda procesit të rindërtimit do të ndërtohen, po ndërtohen 167 shkolla dhe jam duke përfshirë dhe shkollat që po bëhen nga donatorët. Sot që po flasim janë rreth 25 shkolla që kanë mbaruar krejtësisht dhe pjesa tjetër me buxhetin e shtetit janë në fazën përfundimtare të mbarimit. Jemi duke diskutuar me OSHEE që është sha dhe ka procedurat e veta për energjinë. Marrëveshjen e parë për apartamente,” u shpreh Ahmetaj.

Të fundit