Flash News

Ditari i Maxhorancës

23 ditë protestë për dorëheqjen e Ramës, reagojnë dy deputetet e Ramës: Po ndihemi të fyer

23 ditë protestë për dorëheqjen e Ramës, reagojnë

Ndërsa protesta qytetare kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 23-të dhe deri më tani nuk është shënuar asnjë reagim zyrtar nga përfaqësues të ekzekutivit apo grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kanë nisur të shfaqen reagimet e para nga radhët e mazhorancës.

Pak orë pasi dhjetëra mijëra protestues nga Shqipëria dhe diaspora u mblodhën dhe rrethuan godinën e Kryeministrisë, dy deputetet socialiste Lindita Nikolla dhe Evis Kushi kanë reaguar pothuajse njëkohësisht në rrjetet sociale.

Lindita Nikolla dhe Evis Kushi, në mesazhe të ndara por me tone të ngjashme, kanë shprehur shqetësimin për klimën e debatit politik dhe komunikimit në rrjete sociale, duke theksuar se, ndonëse protesta është një e drejtë kushtetuese dhe element thelbësor i demokracisë, ajo nuk mund të shoqërohet me fyerje, linçime apo sulme personale ndaj kundërshtarëve politikë apo çdo qytetari që mendon ndryshe.

23 ditë protestë për dorëheqjen e Ramës, reagojnë

23 ditë protestë për dorëheqjen e Ramës, reagojnë

Të fundit