Ditari i Maxhorancës

"25 prilli, test i rëndësishëm politik", Balla 'thumbon' Metën: Hapni arkivat! U kujtohet si shprehej para ca kohësh për 'Venecian'?

"25 prilli, test i rëndësishëm politik", Balla
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla

Në një prononcim për mediat nga ambientet e Parlamentit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, bëri me dije se “Shqipërisë i duhet Kodi Zgjedhor në fuqi, në mënyrë që institucionet përgjegjëse të marrin kohën e përgatitjes së zgjedhjeve”.

I pyetur se nëse mazhoranca planifikon të shkojë në zgjedhjet e 25 prillit me këtë Kod, pavarësisht opinionit të Venecias, Balla tha se qëndrimi i socialistëve është gjithmonë në koherencë me partnerët evropian dhe jo kundër tyre.

“Përsa i përket faktit se kush është më Evropian dhe kush jo, duhet të kujtoheni se si shprehej Ilir Meta përsa i përket Komisionit të Venecias. “Nuk është bërë Venecia të më mësojë mua Kushtetutën e vendit tim”, shprehej Ilir Meta para ca kohësh”, ka thënë më tej Balla.

A do të shkoni me këtë Kod në 25 prill pavarësisht Komisionit të Venecias?

“Ajo që po themë është se Shqipërisë i duhet Kodi Zgjedhor në fuqi, në mënyrë që institucionet përgjegjëse të marrin kohën e përgatitjes së zgjedhjeve. Përsa i përket faktit se kush është më Evropian dhe kush jo, duhet të kujtoheni se si shprehej Ilir Meta përsa i përket Komisionit të Venecias. “Nuk është bërë Venecia të më mësojë mua Kushtetutën e vendit tim”, shprehej Ilir Meta para ca kohësh. hapni arkivat tuaja dhe shifeni.

Ndërsa qëndrimi ynë si PS, pozicioni ynë është gjithmonë në koherencë me parterët tanë, aleatët e Shqipërisë dhe kjo duket edhe nga sot që në Kuvend kemi miqtë më primar të marrdhënies sonë me SHBA dhe BE, si Sekretari Pompeo dhe Presidenti Sassoli.

Kështu që duhet të kuptoni se në asnjë moment nuk kemi kundërvënie, por dakordësi të plotë për të përgatitur në kohë zgjedhjet e 25 prillit. Këto zgjedhje janë një test i rëndësishëm politik. Kush ka ndërmend të vërë pengesa për përgatitjen e tyre në kohë, mendoj se njëherë e ka marrë përgjigjen dhe nuk ka nevojë t’ia përsërisim për herë të dytë”, tha Balla.

Ditari politik

Të fundit