Flash News

Ditari i Maxhorancës

“3 minuta e ndajnë turpin nga dinjiteti”, Rama nga Vlora sulmon Lelin: Është turp ta shohin turistët këtë pamje

“3 minuta e ndajnë turpin nga dinjiteti”, Rama nga Vlora sulmon

Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur ironitë me kreun e Bashkisë Vlorë, Dirtan Leli. Sot ai është shfaqur në ambientet e një fushe sportive, teksa pastron mbeturinat e hedhura në tokë.

Përmes një videoje të postuar në Facebook, Rama thotë se është turp që turistët e huaj dhe shqiptarë të shohin këtë pamje, ndërsa thekson se “ata që duhet ta mirëmbajnë këtë bëjnë mirë ta pastrojnë”.

“Vetëm 3 minuta e ndajnë turpin, jo nga nderi, por nga dinjiteti i zakonshëm që duhet të ketë një qytet, një komunitet, por dhe një bashki. Ata që luajnë këtu, bëjnë mirë që t’i mbledhin dhe mos t’i heqin të paktën. Ata që duhet ta mirëmbajnë këtë bëjnë mirë që ta pastrojnë dhe para se të lindin dielli, turistë të huaj e shqiptarë që ta shohin këtë pamje që është turp.”, tha Rama.

 

Të fundit