All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

500 mijë doza vaksinash Pfizer, Manastirliu-opozitës: Bëjuni thirrje qytetarëve të vaksinohen se nuk është turp

500 mijë doza vaksinash Pfizer, Manastirliu-opozitës: Bëjuni
Ogerta Manastirliu nga Foltorja e Kuvendit
All - Paragraf - 1

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në prezantimin e Aktit Normativ për 500 mijë doza vaksinash në marrëveshje me kompaninë Pfizer, informoi lidhur me sasinë e dozave të vaksinave antiCovid që kanë mbërritur deri tani në Shqipëri.

Manastirliu shtoi se kanë nisur të shpërndahen 188 mijë doza të vaksinës AstraZeneca falë mbështetjes së Italisë si pjesë e instrumentit Covax

All - Paragraf - 3

“Kanë mbërritur dhe po shpërndahen sot edhe 188 mijë doza vaksine AstraZeneca, falë mbështetjes së Italisë mike, si pjesë e instrumentit COVAX, duke mbërritur në mbi 2 milion 262 mijë doza të ardhura në vend. Brenda këtij viti do të arrijmë në mbi 3 milion doza të mbërritura, dhe mbi 5 milion doza deri në vitin 2022, me kontrata e marrëveshje tashmë të siguruara”, bëri me dije Manastirliu.

Manastirliu i ka bërë një thirrje nga foltorja e Kuvendit opozitës, që të bëhet pjesë e përpjekjeve për të nxitur qytetarët të vaksinohen, e jo të përqëndrohen më shumë te debatet.  

“Në luftën për jetën, avantazhi i vetëm që kemi sot është VAKSINA. Në luftën për jetën, çdo vaksinë e shtuar sot, frenon përhapjen e infeksionit dhe rrezikimin e jetës së dhjetëra njerëzve nesër. Flasim për shëndetin publik, dhe mjafton kjo për t’i dhënë kësaj kauze një dimension që shkon përtej përfitimeve të vogla që sjell retorika e mbushur me akuza pa pikë baze. Nuk do të ishte turp, as lëshim, as humbje, as dorëzim, as tërheqje, sikur çdonjëri prej 140 deputetëve në sallë, të shfrytëzonte të paktën një herë të vetme, hapësirën në media, në rrjetet e veta sociale, për t’u bërë një thirrje të sinqertë qytetarëve: VAKSINOHUNI,” tha Manastirliu nga foltorja e Kuvendit.

Ministrja e Shëndetësisë tha se janë vaksinuar rreth 45 % e popullatës target me dozën e parë dhe 37% me dy doza.

“Sot kemi mbi 1.7 milion vaksinime të kryera. Janë vaksinuar me 1 dozë, rreth 45% e mbi 18 vjeç dhe me dy doza mbi 37% e atyre mbi 18 vjeç. Këto shifra janë sipas përcaktimit të ekspertëve dhe aspak meje, përbëjnë popullsinë target +18 vjeç. Nëse përfshijmë edhe nga 1 vjeç e lart, mbulesa është mbi 35% me një dozë dhe pothuaj 29 % e vaksinuar plotësisht. Këto janë shifrat”, tha Manastirliu.

 

Të fundit