Flash News

Ditari i Maxhorancës

"7 krime në familje, 44 vrasje për 2020-ën", Lleshaj i përgjigjet opozitës me shifra: Italia kapi vetëm 900 kg drogë shqiptare

"7 krime në familje, 44 vrasje për 2020-ën", Lleshaj i
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në interpelancë në Kuvendin e Shqipërisë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i thirrur në një interpelancë iu është përgjigjur pyetjeve të deputetit Korab Litaj rreth situatës me rendin publik dhe sigurisë në vend përmes publikimit të disa shifrave.

Lleshaj shprehet se kriminaliteti, aksidentet dhe trafikimi i narkotikëve këtë vit ka pësuar uljen më të madhe në 30 vitet e fundit.

Para një muaj deklarova se na duhet mbështetja politike e policisë kundër krimit dhe jo mbështetja politike e krimit kundër policisë, dhe sot po ritheksojë të njëjtën gjë.

E kam thënë edhe mëherët dhe po e them dhe sot se niveli i rendit publik sot është më i miri në 30 vitet e fundit. Trajektorja e indikatorëve që masin krimet në vend është vjen duke u ulur.

Sa i përket krimeve të rënda 2020 shënon ulje të mëtejshme.

Janë regjistruar vetëm 7 krime në familje, nga 14 një vit më parë.

Vrasjet nga 106 të vrarë në 2012, 126 në 2016, janë ulur në vetëm 44 në vitin 2020. Pra 126 të vrarë keni patur në vitin e fundit që keni dorëzuar çelsat e qeverisë, 44 janë sot.

Trajektore pozitive ka edhe përsa i përketë aksidenteve në 2020. Viti 2020 është shpallur viti i sigurisë rrugore me vetëm 153 të vrarë në aksidentet rrugore”, ka thënë Lleshaj.

Ndërkaq, për t’iu përgjigjur Korab Litajt i cili tha se gjatë qeverisjes së PD-së Shqipëria kishte një njollë të zezë, Lazaratin, ndërsa tani është shndërruar e gjitha në Lazarat, Lleshaj deklaroi se prodhimi i kanabisit në vend ka rënë në nivele historike.

“Lufta kundër kanabisit ka arritur rezultate pozitive. Kemi një rënie të kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike, thënë kjo referuar shifrave të policisë shqiptare dhe policisë evropiane.

Në 2020 Shqipëria ka marrë pjesë në 106 hetime proaktive nga 74 në vitin e kaluar, duke rritur bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtar.

Këtë vit janë asgjësuar më shumë bimë narkotike se vitin e kaluar sepse këtë vit ka patur më shumë kontroll.

Sasia e ulët e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike vihet re tek sasia e sekuestruar nga vendet evropiane në ato që njihen si tregjet e shpërndarjes së kanabisit.

Autoritet italiane kanë sekuestruar këtë vitë vetëm 919 kg kanabis me origjinë nga Shqipëria. Po kështu shifrat janë në nivele të ulëta në Greqi dhe Mal të Zi duke dëshmuar se sasia e prodhimit dhe trafikimit ka arritur sot në minimumin historik” ka vijuar më tej Lleshaj.

Të fundit