Flash News

Ditari i Maxhorancës

9 orë dëshmi, ish-ministri Ilir Beqa del nga SPAK

9 orë dëshmi, ish-ministri Ilir Beqa del nga SPAK

Pas rreth 9 orësh dëshmi, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Gjatë një deklarate të shkurtër për mediat, Beqaj deklaroi se hetimet janë shumë të ngushta dhe është e domosdoshme që ato të shtrihen në dy pjesë, ajo nga marsi i 2011 deri në shtator 2013 kur u ngrit qendra e sterilizimit pranë QSUT-së dhe që s’u vu asnjëherë në punë dhe përfitimet e koncesionit.

Besoj se hetimet janë ende shumë të ngushta është e domosdoshme që ato të shtrihen në dy pjesë. Së pari nga marsi 2011 deri në shtator 2013 për të hetuar pse dy vjet e gjysmë u mbaj ai central dhe nuk u vu në punë, por edhe tashmë janë bërë 8 vjet nga zbatimi i kontratës për të hetuar kush janë përfitimet e drejtpërdrejta të qytetarëve dhe buxhetit nga zbatimi i kësaj kontrate.

Sot po ashtu mu konfirmua se do të kem së shpejti ato sende që mu sekuestruan më 28 dhjetor por që lidhen me vazhdimin e hetimit për sterilizimin. Dy dokumentet e një udhëtimi jashtë shtetit që sot i mora dhe faktin që pasi të përfundojnë këto inspektimet e pajisjeve elektronike do të më kthehen.

 

Të fundit