All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Maxhorancës

A distancohet PS nga Veliaj pas nisjes së hetimit pasuror? Si përgjigjet deputetja e mazhorancës

All - Paragraf - 1

A distancohet PS nga Veliaj pas nisjes së hetimit pasuror? Si

Flasin kolegët e kryebashkiakut Erion Veliaj, pasi SPAK ka urdhëruar nisjen e një hetimi të pasurisë së kryebashkiakut Veliaj dhe familjarëve të tij.

All - Paragraf - 3

Deputetja socialiste Pranvera Resulaj thotë në MCN se pas këtij vendimi nuk ka asnjë distancim ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili është vënë nën hetim pasuror.

"Ndryshimi i drejtuesve është bërë për maksimalizimin e votës. Vendimet që merren iu përshtaten rrethanave.

Nuk ka asnjë distancim ndaj Veliajt, është në një hetim pasuror u takon organeve të SPAK të dalin me vendim.

Hetimi pasuror nuk do të thotë se është i dënuar dhe duhet përjashtuar nga funksionet publike që ka.

Në pjesën ligjore askush nuk do të dëshironte që ti ndodhte askujt një problematikë e tillë dhe përballje me ligjin.

Por forca politike ka rëndësi më të madhe, për atë që duhet të jetë garancia për qytetarët.
Në mbledhjen e Kryesisë së PS, u komunikua kalimi i Blendi Klosit si drejtues politik në qarkun Dibër, ndërsa Blendi Gonxhe në Tiranë, për t’iu bashkangjitur dy drejtuesve të tjerë, Elisa Spiropalit dhe Ogerta Manastirliut që po dublojnë Erion Veliajn për Tiranën", tha ajo. 

 

Të fundit