Flash News

Ditari i Maxhorancës

A do dilnit në protestë për vrasjen e Klodian Rashës nëse s’do ishit ministër? Si u përgjigj Bledi Çuçi

A do dilnit në protestë për vrasjen e Klodian Rashës

Kryeministrin Edi Rama deklaroi në media se do të dilte në protestë pas vrasjes së Klodian Rashës nëse nuk do të ishte Kreu i Qeverisë.

I pyetur nëse do të bënte të njëjtën gjë nëse s’do të ishte ministër i Brendshëm, Bledi Çuçi teksa ishte i ftuar në Open në Top Channel, tha se kjo nuk ka rëndësi.

“ Nuk ka rëndësi kjo. Nuk ndjej ndonjë detyrim të them do kisha dal apo jo. Ka vend për të protestuar, por unë nuk di të them nëse do isha i gatshëm të dilja apo jo në këtë rast. Unë protestën e dua dhe e përkrah, por e shoh si një mjet fundor të zhvillimit dhe fundit të një historie”,tha ministri.

 

Të fundit