Flash News

Ditari i Maxhorancës

A do shkojë në Komisionin Hetimor të ’25 prillit’? Rama: Deri tani nuk ka patur ftesë, jam në dispozicion

A do shkojë në Komisionin Hetimor të ’25 prillit’?

Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm të shkojë në Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit i ngritur nga opozita.

I pyetur nga gazetarët pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve në selinë rozë, Rama tha se deri tani nuk ka patur asnjë ftesë, ndonëse është renditur si një nga personat që pritet të thirren për të dëshmuar.

Nuk kam pasë asnjë ftesë, jam në dispozicion. S’kam asnjë problem për gjërat që kërkohet për të thënë atë që kam për të thënë. Ai është komision që është ngritur me kërkesë të opozitës, e dimë si kanë rrjedhur ngjarjet. Nuk ka jo vetëm qytetarë të angazhuar në zgjedhje në krahun tonë apo si një votues i lirë pa qenë i lidhur me një parti, PD ka humb zgjedhjet, as demokratët s’kanë dyshim për këtë. Historitë me masakrat janë propagandë që është punë e tyre”, tha Rama.

Të fundit