Flash News

Ditari i Maxhorancës

A do të bashkëpunojë me kryebashkiakët e ‘BF’, Rama: Eksperienca ka treguar se është e pamundur

A do të bashkëpunojë me kryebashkiakët e ‘BF’,

Kryeministri Edi Rama është pyetur për bashkëpunimin që mund të ketë me kandidatët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në bashkitë ku ata janë zgjedhur si kryebashkiakë.

Në një dalje me gazetarët pas përfundimit të zgjedhjeve vendore Rama tha se eksperienca ka treguar deri më tani se një gjë e tillë është e pamundur.

Por, ai nuk përjashtoi bashkëpunimin me ata kryebashkiakë të kahut të kundërt politik, të cilët vendosin interesin e komunitetit para agjendave politike.

“Bashkëpunimi me ta është i pamundur jo për shkakun tim por për shkakun e tyre. Këtë e tregon eksperienca por do e shohim rast pas rasti. Nëse do vënë interesat e komunitetit mbi agjendat politike, ne nuk kemi asnjë problem me këtë dhe e kemi për detyrë dhe privilegj që t’i shërbejmë çdo anëtari të bashkive brenda 28 mijë kilometra katrorëve”- tha Rama.

 

Të fundit