Flash News

Ditari i Maxhorancës

A do të jetë pjesë e listave të PS në 25 prill? Si u përgjigj Lleshaj pas dorëheqjes

A do të jetë pjesë e listave të PS në 25 prill? Si u

Sandër Lleshaj nuk e mohoi, por as nuk e konfirmoi nëse do të jetë pjesë e listave të PS në zgjedhjet e 25 prillit.

I pyetur në ‘Open’ për planet e tij pas vendimit të dorëheqjes si ministër i Brendshëm, tri ditë pas vrasjes së Klodian Rashës nga një polic, Lleshaj tha se nuk bën plane, por ruan vetëm parime.

Nuk kam plan, nuk bëj plane. Unë ndjek disa parime të mia që më çojnë ku duhet, jo ku dua unë. E bëj jetën e thjeshtë.

Asnjë detyrë në jetën time nuk është rezultat i planifikimit, gjithçka ka ardhur natyrshëm, nuk bëj plane, por ndjek parime, nuk përjashtoj e as konfirmoj dot asgjë”, tha Lleshaj.

Të fundit