Flash News

Ditari i Maxhorancës

A do të shkoni në Kiev? Si përgjigjet Rama; pyetet nëse është i shqetësuar për armatimin e Serbisë

A do të shkoni në Kiev? Si përgjigjet Rama; pyetet nëse

Kryeministri Edi Rama tha se nuk ishte i shqetësuar për armatimin e Serbisë. Ai u shpreh se Serbia është pajisur me sistem mbrojtës dhe se kjo nuk përbën problem për Shqipërinë.

“Nuk jam i shqetësuar për armatimin në fjalë, sepse nuk shoh arsye për t’u shqetësuar. Është e rëndësishme t’iu fryjmë erërave të paqes dhe bashkëpunimit në rajon. Nuk shoh si një sistem mbrojtjeje të jetë shqetësues për ne”, tha Rama.

Në konferencën që mbajti me gazetarët në Berlin, Rama u pyet nëse do ta vizitojë Kievin. Kryeministri deklaroi se nuk është radha e tij për të shkuar në kryeqytetin ukrainës. Ai theksoi se nëse do i vinte radha, do ta vizitonte Kievin.

“Mendoj që ka të tjerë para meje që meritojnë ta kenë këtë protagonizëm. Nëse do të më vijë radha mua, do ta bej patjetër”, u shpreh Rama.



 

Të fundit