Flash News

Ditari i Maxhorancës

A do t’i pranohen gjynahet Belindës?

A do t’i pranohen gjynahet Belindës?

Një fotografi e publikuar nga një darkë iftari ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Aty shfaqen ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe kolegu i saj socialist Blendi Klosi, të ulur në një tryezë iftari dhe kryer lutjet në një nga netët më të shenjta të muajit të Ramazanit, Natën e Kadrit.

Në traditën islame, kjo natë konsiderohet momenti kur lutjet pranohen më shumë se kurrë dhe kur besimtarët kërkojnë faljen e gjynaheve. Por për Ballukun, fotografia vjen në një moment politik jo të zakonshëm.

Vetëm pak ditë më parë, në Kuvendi i Shqipërisë u rrëzua kërkesa e SPAK për autorizimin e arrestimit të saj. Vendimi u mor me votat e shumicës së Partia Socialiste e Shqipërisë, ku kartonët e ngritur në sallë rezultuan vendimtarë për të mbyllur për momentin përballjen me drejtësinë.

Kështu, pasi i shpëtoi burgut me votat në Parlament, Balluku duket se ka zgjedhur një rrugë tjetër për të kërkuar falje, këtë herë jo nga deputetët, por nga lart.

Në politikë kartonët mund të zgjidhin shumë probleme, por në Natën e Kadrit natyrshem ngrihet pyetja: a do t’i pranohen gjynahet Belindës?

 

Të fundit