Flash News

Ditari i Maxhorancës

A e njeh Komisionin e Rithemelimit? Lindita Nikolla : Nuk kam tagër për të njohur as për të mos njohur

A e njeh Komisionin e Rithemelimit? Lindita Nikolla : Nuk kam tagër

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka komentuar krizën brenda Partisë Demokratike.

E ftuara në emisionin “Të vaksinuarit”, e pyetur nëse njeh Komisionin e Rithemelimit i themeluar nga ish kryeministri Sali Berisha, Nikolla u përgjigj me diplomaci se njeh të gjitha autoritetet ligjore.

Unë nuk kam tagër as autoritet për të njohur as për të mos njohur. Unë njoh grupet parlamentare, deputetët që operojnë në Kuvendin e Shqipërisë dhe njoh edhe rregulloren, Kushtetutën absolutisht për të bashkërenduar gjithë ndërveprimin, punën në komisione apo seancë plenare”, tha Nikolla.

Besoj se nuk ka asnjë qytetar të republikës së Shqipërisë që ndihet mirë teksa sheh atë degradim të opozitës ku një pjesë e saj sulmon godinë e selisë së PD, kurse pjesa tjetër e saj mbrohet me cdo cmim duke mbrojtur godinën. Pa folur pastaj për morinë e sulmeve personale që adresohen në të gjithë ligjërimin publik që opozita ka. Nuk ndihem mirë, pasi opozita ka rolin thelbësor në jetën parlamentare në atë që është kontrolli parlamentar, opozita duhet të jetë në lartësinë e kësaj detyre për të kontrolluar që gjithçka që qeveria bën”, shtoi Nikolla

 

Të fundit