Flash News

Ditari i Maxhorancës

A është thirrur në SPAK Erion Veliaj?

A është thirrur në SPAK Erion Veliaj?

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është pyetur nëse është marrë në pyetje nga SPAK lidhur me arrestimin e disa zyrtarëve të bashkisë së kryeqytetit.

Veliaj tha në Top Story se nuk është thirrur, por nëse SPAK do e kërkojë, do të shkojë të japë përgjigje.

“Kurdo që më thërrasin, jam i gatshëm. Askush nuk më pyeti. SPAK është organizatë shtetërore, patjetër do shkoj. Nuk më kanë thërritur, nëse më thërrasin patjetër që do shkoja se është i shtetit tim.

Bashkëpunim total me prokurorinë. Kthejmë përgjigje rekord të plota. Ndonjëherë çojmë më shumë seç duhet. Zelli për bashkëpunim nuk duhet vënë farë në dyshim. Është gjykata që i vërteton këto. Sot ka pafundësi akuzash, deri më sot shumica janë rrëzuar ose mbyllur. Nëse është e vërtetë do marrin dënimin e merituar.

Në bashkinë e Tiranës zhvillohen 1 mijë procedura, 30 ditë në ditë. Ka një gamë të gjerë, edhe prokurorë janë qytetarë të këtij qyteti, në orarin e punës, detyra e tyre është në të gjitha institucionet është të shohin shkeljet, detyra ime është bashkëpunimi. Në këto 10 vite ka pasur tërmet drejtësia”-shtoi Veliaj.

Të fundit