Flash News

Ditari i Maxhorancës

"A ka Tom Doshi influencë në PS"? Balla: Përgjigjen e kam dhënë në 2015-ën

"A ka Tom Doshi influencë në PS"? Balla: Përgjigjen e

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dha një prononcim për mediat pas takimit me senatorin amerikan, Leonidas Raptakis.

I pyetur nga gazetarët nëse Tom Doshi ka ndonjë influencë në Partinë Socialiste, Balla tha se për këtë çështje ka folur në 2015-ën, kur ai u përjashtua nga PS, ndërsa sugjeroi që këtë pyetje t’ia bënin kreut të PSD-së.

Unë këtë përgjigje e kam dhënë në 2015 kur ish-deputeti i PS, Tom Doshi me vendim të grupit parlamentar të PS është përjashtuar dhe dua t’ju them që pyesni kryetarin e partisë së zotërisë lidhur me këtë. Për sa i përket PS-së, ka bërë procese të shkëlqyera të verifikimit të kandidadurave, pasi ndërmori një proces historik për t’iu dhënë vajzave dhe djemve të rinj, ekspertëve të fushave të ndryshme që kontributin e tyre për Shqipërinë ta japin përmes përfshirjes në listat e kandidatëve për deputetë të ekipit fitues.

Përgjigja e Edi Ramës si kreu i PS, e imja si sekretari i përgjithshëm është brenda strukturave të PS. Në selinë e PS në 2015 ka hyrë dhe Ilir Meta, Petrit Vasili dhe Shpëtim Idrizi, nuk hyj fare në këto diskutime. Sot PS kandidon në zgjedhjet e vitit 2021 pa asnjë aleancë me asnjë parti. E vetmja aleancë janë qytetarët, me të cilët kemi ndërtuar një raport bashkëqeverisje. Ne do të kemi shumë shpejt gati programin tonë të Shqipërisë 2013 me një plan afatshkurtër, 2021-2025 po me objektiva të qarta. Ne jemi në rrugën e duhur për të garantuar një qeverisje të qëndrueshme dhe për të garantuar marrëdhënien tonë kontraktuale me njerëzit e zakonshëm. Për të tjerat pyesni partitë e tjera", tha Balla.

Sa i përket takimit me senatorit amerikan, Balla tha se marrëdhëniet me SHBA janë në nivelin më të lartë e më të mirë të mundshme.

Të fundit