Flash News

Ditari i Maxhorancës

A lidhet “shpërthimi” i Ramës në Kuvend me rikthimin e Alqi Bllakos në burg?

A lidhet “shpërthimi” i Ramës në Kuvend me rikthimin

Kryeministri Edi Rama “shpërtheu” sot nga foltorja e Kuvendit, duke sulmuar opozitën dhe SPAK-un. Tensionimi i Ramës vjen ditën e rikthimit në burg të ish-deputetit të tij, Alqi Bllako.

Pasi u la në “arrest shtëpie”, Apeli i GJKKO-së vendosi të rikthente Bllakon në burg me kërkesë të SPAK. Kujtojmë që Bllako nuk është i vetmi socialist që ka përfunduar pas hekurave.

Për aferën e inceneratorëve ndodhet në burg edhe ish-ministri Lefter Koka apo Saimir Tahiri për trafik droge. Nga Kuvendi Rama e quajti SPAK-un një sportel që funksionon për të rritur pazare.

Edhe deputetë të opozitës artikuluan se “shpërthimi” i Ramës në Kuvend lidhej me Alqi Bllakon. Dashnor Sula u shpreh se fyerjet e Ramës ndaj opozitës ishin tentativë për të zhvendosur vëmendjen nga Bllako.

Jorida Tabaku u shpreh se kryeministri Edi Rama ishte në pozitë të vështirë sot dhe sipas saj kjo është arsyeja që ai përdor këtë gjuhë në Kuvend.

“Ky sulm i paprecedentë vetëm se po kërkojmë transparencë është i paprecedentë. Një deputet i PS-së është kthyer në qeli sot. Se kështu mbrohet çdo aferë dhe pastaj shkohet në burg”, tha ajo. 

 

Të fundit