Flash News

Ditari i Maxhorancës

A ndikoi deklarata e Ramës në rritjen e çmimit të naftës? Xhafaj: Ka pasur goditje masive në bursë

A ndikoi deklarata e Ramës në rritjen e çmimit të

Vetëm disa orë pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se rritja e çmimeve do të vijojë, përfshirë këtu edhe naftën, u ve re një kërcitje e çmimit thuajse në të gjitha pikat e karburanteve.

I ftuar në ABC, deputeti socialist Etjen Xhafaj u pyet nëse deklarata e kryeministrit solli rritjen drastike të çmimit të naftës. Deputeti u shpreh se e njëjta situatë paraqitet edhe në HBA, për shkak të një goditje masive që pësuan në mbrëmje bursat.

Xhafaj e konsideroi deklaratën e Ramës një thirrje normale në kohë krize duke u shprehur se e njëjta situatë ndodhi edhe në muajin tetor, por u morën masa për ta zgjidhur.

Deputeti tha se përpara se qeveria të ndërhyjë në treg duhet fillimisht të vlerësojë nëse është ose jo e nevojshme ndërhyrja.

Pjesë nga biseda:

Gazetari: A përhapi panik Edi Rama?

Xhafaj: Jo. Sepse është një thirrje normale për të kuptuar kontekstin e një situate. E njëjta gjë ndodhi në tetor, dolën dhe thanë se ky bëri panik, por më pas u morën masa dhe situata u zgjidh. E para njëherë asnjë se di kohëzgjatjen e krizës, kriza ka sjellë një dëmtim të zinxhirit të vlerës në të gjitha tregjet kritike në botë.

Gazetari: Në Shqipëri dihet që 2-3 grosistë ndryshojnë çmimin e naftës. Nëse unë shoh kryeministrin nëse unë shoh të thotë që nuk do të ketë energji, atëherë unë sot për nesër e rris naftën me 30 lek. Çfarë ndodhi nga dje sot?

Xhafaj: Në SHBA nga dje sot u rrit me 26 cent. Gjatë natës ka patur një goditje masive në të gjitha bursat, ka patur një goditje masive ku kanë rënë stoqet që kanë të bëjnë me teknologjinë dhe janë rritur vetëm ato të energjisë.

Gazetari: A ka të drejtë të ndërhyjë qeveria e Shqipëri?

Xhafaj: A është ky momenti nëse ndërhyhet apo jo, vlerësohet situata. Në tetor pa ardhur lufta pati një problematikë për energjinë. Ku dështoi Kosova dhe pati progres Shqipëria është pikërisht kjo, në Kosovë KEK shpesh nuk siguronte dot as energjinë që konsumohej atë ditë. Ajo që bëmë ne hodhëm 200 milionë euro, u la i lirë biznesi madh, u subvencionua çmimi për biznesin e vogël dhe familjarët. Ne këtë moment kemi dhe luftën. Lufta ka sjellë rritje. Rrjedhimisht ky nuk është problem vetëm i Shqipërisë por në të gjitha anët. 

Të fundit