Flash News

Ditari i Maxhorancës

Afera e sterilizimit, Manastirliu thirret në SPAK

 

Afera e sterilizimit, Manastirliu thirret në SPAK

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu është thirrur në SPAK për të dëshmuar lidhur me aferën e “Sterilizimit”.

Sipas burimeve ajo është pyetur nga prokurorët si person që ka dijeni lidhur me rrethanat për çështjen e koncesionit të sterilizimit, gjatë kohës që ka qenë drejtuese e Qendrës Spitalore Universitare.

Kujtojmë q për aferën e sterilizmit  aktualisht në burg ish zëvendës-ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj si dhe shoku i tij, biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili fitoi koncensionin në dhjetorin e 2015, megjithë dyshimet e menjëhershme për korrupsion dhe mosplotësim të kritereve ligjore.

Manastirliu më herët ka mbajtur postin e ministres së Shëndetësisë.

Të fundit