Flash News

Ditari i Maxhorancës

Akuzat e opozitës për Borxhin Publik, Rama publikon shifrat

Akuzat e opozitës për Borxhin Publik, Rama publikon shifrat

Në përgjigje të akuzave nga ana e opozitës, kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një raport lidhur me shifrat e Borxhit Publik dhe investimet në dy periudha.

Sipas postimit të tij në Facebook, del se mesatarja e borxhit publik për periudhën 2006-2013 ka qenë 60 miliardë lekë, kurse e investimeve 70 miliardë lekë.

Ndërkohë,  për periudhën që Rama ka qeverisur vetë Shqipërinë, borxhi publik është ulur mesatarisht në 46 miliardë lekë kurse investimet 79 miliardë lekë.

Më tej kryeministri ka akuzuar opozitën se ishte ajo që e zhyti Shqipërinë në borxhe para vitit 2013.

Postimi i plotë:

Meqë dëgjoni llafe shumë për Borxhin Publik nga ata që e zhytën Shqipërinë në borxhe ndaj sipërmarrjes, shëndetësi, arsim e deri edhe ndaj personave me aftësi të kufizuar, të prekurve nga përmbytjet, e madje edhe bebeve të porsalindura që i lanë pa mikrobonusin 5 mijë Lekë, njësoj si rrugët e lëna rrugëve, me këtë krahasim fare të thjeshtë për ta kuptuar dallimin e madh mes tyre e nesh, ju uroj një ditë të mbarë

Akuzat e opozitës për Borxhin Publik, Rama publikon shifrat

 

Të fundit