Flash News

Ditari i Maxhorancës

Akuzat e PD-së ndaj ekspertëve të Komitetit Teknik, Rama publikon jetëshkrimet e tyre

Akuzat e PD-së ndaj ekspertëve të Komitetit Teknik, Rama publikon
Edi Rama dhe Lulzim Basha

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas akuzave të kreut të PD-së, Lulzim Basha, për ekspertët e Komitetit Teknik që përcaktojnë strategjinë e gjurmimit të Covid-19.

Nëpërmjet një videoje të publikuar në Facebook, Rama shkruan se akuzat e Bashës janë shpifje, teksa ka bërë publike jetëshkrimet e secilit mjek që po punon kundër pandemisë.

Në jetë shkrimet e ekspertëve, jepet me hollësi veprimtaria humane e profesionistëve të shëndetësisë, shkollimi i tyre brenda e jashtë vendit, si dhe punët e tyre në shërbim të komunitetit.

“Kush janë ekspertët e Komitetit Teknik që përcaktojnë strategjinë e gjurmimit të Covid19 dhe udhëzojnë qeverinë në çdo hap për masat e nevojshme kundër Armikut të Padukshëm‍”, shkruan Rama në postimin shoqëruar me videon.

Kujtojmë se një ditë më parë, Komiteti Teknik i Ekspertëve reagoi pas akuzave të bëra se shifrat janë fasadë, nga kreu i opozitës Lulzim Basha.

Të fundit