Flash News

Ditari i Maxhorancës

Akuzat për bashkëshortin, Gjylameti-Bashës: E mirëkuptoj gjendjen psikologjike, por do shihemi në gjyq

Akuzat për bashkëshortin, Gjylameti-Bashës: E mirëkuptoj

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi dje se bashkëshorti i deputetes Blerina Gjylameti, ka sjellë skenën e Kuvendit të mbajtur më 11 Dhjetor.

Deputetja i është përgjigjur akuzave të Bashësme një postim në Facebook, ku shkruan se pavarësisht gjendjes në të cilën ndodhet kryedemokrati dhe ‘sikletit që i ka rënë’, kjo nuk e justifikon faktin e shpifjes ndaj saj dhe familjarëve, për ‘të justifikuar’ humbjet.

Deputetja socialiste paralajmëron një përballje gjyqësore me Bashën, për akuzat e hedhura mbi bashkëshortin e saj.

POSTIMI I PLOTË

E mirëkuptoj gjendjen e vështirë psikologjike në të cilën ndodhesh në këto momente, por kjo nuk i justifikon në asnjë moment halucinacionet, aq më tepër kur je dhe shpifës recidivist.

Kompania që thua nuk ka asnjë lidhje me mua, e me familjarët e mi e për këtë bashkë do shihemi në gjyq me shpresën që nuk do i shpëtosh drejtësisë si çdo herë me justifikime qesharake…

Deklarata ime e para dy javëve me z. Alibeaj i referohet dhunimit, uzurpimit dhe thyerjes të çdo norme dhe ligji në fuqi duke keqpërdorur foltoren e parlamentit si edhe thirrjes së përsëritur për rikthimin në shinat e ligjshmërisë, pasi të kishte zgjidhur hallin e madh që ju kishte zënë për të treguar se kush është kryetari…

Sikleti që të ka rënë, nuk do të thotë se duhet të mashtrosh pa teklif e më pak të përfshish në farsën që ke ngritur tërë këto vite për të justifikuar humbjet, familjarët e mi apo Partinë Socialiste…

Lider nuk munde të bëhesh, por nëse të ka mbetur edhe pak dinjitet, bëhu burrë dhe përballu me drejtësinë.

Të fundit