Flash News

Ditari i Maxhorancës

Alqi Bllako dorëzon mandatin e deputetit, rikthehet në Kuvend Pandeli Majko

Alqi Bllako dorëzon mandatin e deputetit, rikthehet në Kuvend Pandeli

Alqi Bllako dorëzon mandatin e deputetit, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij lidhur me dyshimet për aferën e inceneratorëve.

Ai akuzohet për veprat penale shpërdorimi i detyrës dhe dhe korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë.

Kodi Zgjedhor parashikon se në momentin kur një deputet ose anëtar ndërpret mandatin, atëherë ky i fundit i kalon kandidatit që vijon në listën e së njëjtës parti në zonën zgjedhore përkatëse.

Në bazë të votave të grumbulluara nga zgjedhjet e 25 Prillit, pas Bllakos, mandati i deputetit i kalon ish ministrit të Diasporës, Pandeli Majkos i cili grumbulloi 8.780 vota duke mos thyer dot herësin zgjedhor dhe mbeti jashtë listave të Ramës.

 

 

 

Të fundit