Flash News

Ditari i Maxhorancës

Analizoi lirinë e medias, Rama ‘kapet’ edhe me Zërin e Amerikës: Shumica janë maska rublaxhinjsh kundër qeverisë

Analizoi lirinë e medias, Rama ‘kapet’ edhe me Zërin e

Zëri i Amerikës trajtoi problematikat e medias në Shqipëri, nisur edhe nga raporti i fundit i Komisionit Europian.

Gazetarë dhe analistë i thanë VOA-s se transparenca e institucioneve është përkeqësuar dhe se tani ka gjithnjë e më pak informacion mbi kontratat publike me prapavijë korruptive.

Ky artikull nuk është pritur mirë nga kryeministri Edi Rama, i cili e ka ironizuar përmes një postimi në Twitter.

Sipas Ramës, në Shqipëri nuk ka asnjë media pro-qeveritare dhe shumica dërmuese e tyre janë maska rublaxhinjsh a gjobaxhinjsh kundër qeverisë.

“Jam shumë dakord! Fakti është që në Shqipëri nuk ka asnjë media pro-qeveritare dhe shumica dërmuese e tyre janë maska rublaxhinjsh a gjobaxhinjsh kundër qeverisë!

Liria e shprehjes është përkeqësuar aq ndjeshëm për qeverinë, sa pa rrjetet sociale s’do tregonim dot 95% të punëve!”, shkruan Rama.

 

Të fundit