Flash News

Ditari i Maxhorancës

Anuloi mbledhjen e përbashkët Shqipëri-Kosovë, ku u pa sot Edi Rama

Anuloi mbledhjen e përbashkët Shqipëri-Kosovë, ku u pa sot

Pasditen e djeshme, kryeministri Edi Rama njoftoi në një dalje urgjente për mediat se mbledhja e dy qeverive Shqipëri – Kosovë e parashikuar për sot në Gjakovë nuk mund të mbahet në formatin e përcaktuar.

Rama theksoi para gazetarëve se mbledhja e përbashkët nuk mund të zhvillohet në kushte normale për shkak të zhvillimeve në veri të Kosovës dhe krizës që po ndodh aty me popullsinë serbe.

Në këtë pikë, Kryeministri tha se i ka kërkuar Kurtit që sot të takohen në një format më të ngushtë për të diskutuar për situatën në veri dhe për agravimin e marrëdhënieve të Kosovës me aleatët ndërkombëtarë.

Por sipas Ramës, Kryeministri Kurti nuk e ka pranuar këtë gjë duke kërkuar mbajtjen e mbledhjes siç ishte parashikuar. Kjo nuk është pranuar as nga Rama, i cili theksoi se aleatët ndërkombëtarë janë gati të zbatojnë masat shtrënguese ndaj Kosovës për shkak të situatës në veri.

Por, ku u pa Rama sot, në ditën që ishte planifikuar mbajtja e dy mbledhjeve të përbashkëta Shqipëri-Kosovë?

Rama u pa në Katedralen e Milanos, aty ku u mbajt ceremonia mortore për vdekjen e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi.

Ai shfaqet në mes të liderëve të tjerë politikë dhe krah homologut të Hungarisë, Viktor Orban.

Berlusconi ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare pasi vuante prej kohësh nga leuçemia kronike mielomonocitare. 

 

Të fundit