Flash News

Ditari i Maxhorancës

Arben Ahmetaj “arratiset” për festat e fundvitit, fotografohet me pushime në qytezën e pasanikëve

Arben Ahmetaj “arratiset” për festat e fundvitit, fotografohet

Me veshje dimërore dhe një çantë shpine, ish ministri i Financave Arben Ahmetaj është fotografuar duke kaluar disa ditë pushime në Gastaad, një qytet i vogël në alpet e Zvicrës i vendosur në një lartësi një mijë metra.

Ai është i njohur si destinacioni i pushimeve dimërore të personazheve shumë të pasur. Miliarderë, milionerë, ikona të kinemasë dhe muzikës vizitojnë hotelet shumë të shtrenjta dhe luksoze të Gastaad në Zvbicër. Pistat e skive janë shumë të famshme dhe tërheqin vizitorë të vecantë. Atë pjesë të elitës që mund të përballojë cmimet e kripura.

Megjithatë, në këto ditë të fundvitit në Gastaad, Ahmetaj është fotografuar duket duke ecur në rrugët e Gastaad shkruan Top Channel.

Arben Ahmetaj “arratiset” për festat e fundvitit, fotografohet

Tashmë Ahmetaj nuk ka më asnjë post shtetëror, por vetëm rolin e tij si deputet i partisë socialiste në Kuvend. Ai u largua nga qeveria ku së fundmi mbante edhe postin e zëvendës/kryeministrit.

Ndërkohë që emri i tij po përmendet në padinë e bërë nga gazetari Adriatik Doçi i cili tregoi edhe disa e-maile që Klodian Zoto shkëmbente me hotele të ndryshme luksoze në disa vende evropiane dhe pagesa që bënte për udhëtimet private të Arben Ahmetajt në atë kohë me detyrë ministër në qeveri. SPAK ndërkohë e mbylli hetimin për padinë e gazetarit.

 

Të fundit